EMRI/ Nga hajdut xhepash, në ‘skifter’ që grabiste i armatosur me “Glock”! Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në



Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Karabinierët në Itali, pasi u kap në flagrancë për grabitje si pjesë e një bande të ashtuquajtur “skifterë” dhe iu gjet një armë zjarri e mbushur, gati për qitje. I arrestuari u identifikua si Kristian Caka, 26 vjeç, me precedentë penalë, ndërsa aktiviteti i dyshuar kriminal zhvillohej kryesisht në zonën e Romë.

Sipas autoriteteve, Caka po udhëtonte me një Fiat Panda në Corso Casale, kur lëvizjet e dyshimta të automjetit ngacmuan karabinierët. Gjatë ndalimit, dy pasagjerët braktisën makinën dhe u larguan me vrap; pas ndjekjes u kap shqiptari, në çantën e të cilit u gjet një pistoletë Glock kalibër .45, me karikator të futur dhe 13 fishekë, si edhe bizhuteri të vjedhura (byzylykë, unaza ari dhe argjendi).


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Një kontroll i mëvonshëm i automjetit të braktisur çoi në zbulimin e katër orëve të markave të njohura. I shoqëruar në polici, Caka—pa adresë të caktuar—u arrestua për posedim të paligjshëm arme zjarri dhe marrje mallrash të vjedhura. Sipas La Stampa, arma rezultoi e vjedhur nga një banesë në Rimini në qershorin e kaluar. Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorit të arratisur dhe të pronarëve të sendeve të vjedhura.

Politics