Në vitet e para të demokracisë, në tregun shqiptar qarkullonin shpesh sende dhe automjete luksoze që në vendet e origjinës rezultonin të denoncuara si të vjedhura. Sot, falë digjitalizimit dhe sistemeve moderne të verifikimit, hapësirat për raste të tilla janë shumë më të kufizuara. Megjithatë, tregjet online mbeten ende burim surprizash.
Së fundmi, në rrjetet sociale është shfaqur në shitje një Audi A8 i vitit 2012, që thuhet se i ka përkitur yllit holandez Arjen Robben, nga periudha kur ai luante me Bayern Munich. Automjeti ishte pjesë e marrëveshjes së sponsorizimit mes klubit bavarez dhe Audi, e cila u siguronte lojtarëve makina luksoze për përdorim zyrtar.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Audi A8 ishte modeli flamurtar i luksit në atë kohë, me motorë të fuqishëm dhe teknologji të avancuar për vitin 2012, ndërsa vlera e tij arrinte rreth 100 mijë euro. Sot, pas 14 vitesh përdorim dhe mbi 200 mijë kilometra, kjo makinë qarkullon në tregun shqiptar me një çmim rreth 12 mijë euro, duke tërhequr vëmendjen për historinë e saj të veçantë.
