Një police e re në Britani është përjashtuar përgjithmonë nga shërbimi pas një hetimi disiplinor që zbuloi sjellje të papërshtatshme me natyrë seksuale ndaj një kolegu. Sipas North Yorkshire Police, rasti ndodhi gjatë një daljeje pas pune dhe u cilësua si shkelje e rëndë e etikës profesionale.
Hetimi konstatoi se Brogan Canning kishte prekur kolegun, kishte tentuar ta puthte dhe kishte bërë komente të padëshiruara, duke e vënë atë në një situatë poshtëruese. Dëshmitarë të tjerë pohuan se sjellja e saj gjatë mbrëmjes ishte e çuditshme dhe e papërshtatshme, ndërsa vetë Canning pranoi se kishte konsumuar alkool dhe kërkoi falje, pa i mohuar akuzat.
Paneli disiplinor e cilësoi veprimin si “afrim seksual të padëshiruar” dhe sjellje fyese, duke vendosur përjashtimin e saj të përhershëm. Edhe pse ajo kishte dhënë dorëheqjen para përfundimit të hetimit, autoritetet konfirmuan se vendimi do të kishte qenë i njëjtë, duke e ndaluar përgjithmonë të punojë në ndonjë forcë policore në Mbretëria e Bashkuar.
