Gazetari investigativ italian Nello Trocchia, autor i librit Invincibili, ka rikthyer vëmendjen mbi fuqizimin e klaneve kriminale shqiptare në Itali përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. I njohur si gazetari që zbuloi çështjen “Aruba”, Trocchia flet për lidhjet e errëta mes elitave romane dhe krimit të organizuar.
Në qendër të rrëfimit është Matteo Costacurta, një personazh që shfaqet në qarqe aristokratike, por që sipas Trocchia-s vepron si vrasës me pagesë për bosë shqiptarë. Me nofka si “Principe” apo “San Pietro”, ai përshkruhet si figurë luksoze dhe e sofistikuar, larg profilit klasik të kriminelit të rrugës, që vret jo për para, por për pasion.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas gazetarit, një nga bosët shqiptarë, Elvis Demçe, ushtron kontroll të fshehtë mbi ekzekutorë të tillë, ndërsa rrjeti përfshin udhëtime në Liban dhe lidhje me emra të njohur të krimit romak si Fabrizio Piscitelli. Trocchia thekson se klanet shqiptare nuk janë më periferi e krimit italian, por aktorë qendrorë, të integruar në elita dhe të aftë të operojnë me metoda moderne dhe diskrete.
