Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës, në bashkëpunim me Qeverinë e Greonlandës dhe aleatë të tjerë të NATO-s, ka njoftuar se duke filluar nga sot do të ketë një “rritje të pranisë ushtarake” në dhe përreth Grenlandës.
Kjo prani do të përfshijë avionë, anije dhe trupa të Forcave të Armatosura Daneze, si edhe forca shtesë nga vende të tjera anëtare të NATO-s.
Sipas deklaratës, kjo prani e shtuar synon të forcojë dhe përmirësojë përpjekjet për sigurinë në Arktik dhe në Atlantikun Verior.
Aktivitetet do të përfshijnë ruajtjen e instalacioneve me rëndësi kritike për sigurinë, mbështetjen e autoriteteve në Grenlandë, përfshirë policinë, pritjen e trupave aleate, dislokimin e avionëve luftarakë në dhe rreth Grenlandës, si edhe kryerjen e detyrave detare nga Marina Daneze.
