Një grabitje e dhunshme e ndodhur në provincën e Varese në Itali ka përfunduar me vdekjen e njërit prej autorëve të dyshuar. Viktima është një 37-vjeçar, i cili u plagos rëndë gjatë një përleshjeje me pronarin e banesës që tentoi të grabiste.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona hynë me forcë në apartament duke thyer derën dhe u përballën me pronarin, çka çoi në një konflikt fizik. Pronari u godit disa herë me grushte, ndërsa njëri nga grabitësit dyshohet se u plagos rëndë, me gjasë nga një goditje me thikë gjatë përleshjes.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Pas ngjarjes, grabitësit u larguan me ndihmën e një bashkëpunëtori të tretë dhe e lanë të plagosurin përpara spitalit të Magenta. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 37-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa pronari i banesës ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
