Në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Flori dhe Miri zhvilluan një bisedë të tensionuar lidhur me sjelljen e këtij të fundit ndaj vajzave të shtëpisë. Flori i tha se për shkak të moshës dhe familjes që ka jashtë, disa gjeste nuk i shkojnë dhe dëmtojnë imazhin e tij.
Miri u mbrojt duke thënë se nuk po bën asgjë të gabuar dhe se nuk dëshiron që të përfshihen persona që nuk janë pjesë e reality show-t. Ai mohoi se sjellja e tij ka qenë e qëllimshme apo e papërshtatshme, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për afrimitet normal brenda lojës.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Nga ana tjetër, Flori këmbënguli se Miri po luan “pisët”, duke i kujtuar momentin kur qëndroi për një kohë të gjatë i përqafuar me Lorna gjatë lojës me tullumbace. Sipas Florit, një sjellje e tillë tejkalon kufijtë e lojës dhe krijon perceptime të gabuara, pavarësisht se Miri vazhdon ta mohojë këtë interpretim.
