Nga Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria planifikon të ndërtojë në të ardhmen një bazë ngarkese për ruajtjen e energjisë, me synim eksportin e saj drejt Europës. Sipas tij, vendi nuk do të blejë më energji nga jashtë, por do të shndërrohet në furnizues rajonal.
Rama zbuloi për herë të parë një bashkëpunim strategjik trepalësh mes Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italia, për prodhimin dhe transmetimin e energjisë së gjelbër. Përmes një kablli ndërlidhës me Italinë, Shqipëria synon të dërgojë deri në 3 Giga energji për tregun europian, duke e kthyer këtë projekt edhe në burim fitimi ekonomik.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Kryeministri theksoi se Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme, kryesisht nga hidrocentralet, por edhe nga energjia diellore dhe ajo e erës. Me nota humori, Rama u shpreh se vendi varet nga kushtet natyrore, por shtoi se investimet po ecin sipas planit dhe se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria synon të jetë plotësisht sovrane në energji.
