Dy nga banoret e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Përplasja mes tyre u shoqërua me akuza të forta dhe tone të ngritura.
Brikena u shpreh se Ina është futur në “Big Brother VIP” vetëm për pak famë, deklaratë që nuk u prit aspak mirë nga kjo e fundit. Ina reagoi menjëherë, duke e akuzuar Brikenën se vetë ajo ka ardhur në shtëpi për të gjetur një sponsor që t’i paguajë Miss-in, çka e ashpërsoi edhe më shumë situatën mes dy banoreve.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Debati kulmoi me replika direkte mes tyre, ku Brikena theksoi se fjalët e Inës nuk e nxjerrin nga vetja, ndërsa Ina vijoi të mbrojë qëndrimin e saj. Përplasja ka nxitur reagime edhe nga publiku, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditës në Big Brother VIP 5.
