Media greke Protothema raporton se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sulmuar verbalisht një gazetar greko-amerikan gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Sipas artikullit, Rama iu drejtua moderatorit me tone ironike dhe fyese, duke i thënë se “nuk është pasardhës i Platonit dhe Aristotelit”, ndërsa e akuzoi se po nënvlerësonte marrëveshjet ekonomike të Shqipërisë me Arabinë Saudite.
Ngjarja nisi kur moderatori John Defterios, ish-gazetar i CNN, ngatërroi emrat e Ramës dhe kryeministrit të Malit të Zi Milojko Spajiç. Spajiç e korrigjoi qetësisht, ndërsa Rama reagoi i acaruar, duke ia atribuar gabimin origjinës greke të gazetarit. Më pas, gjatë diskutimit për energjinë, Rama e ironizoi Defterios edhe lidhur me njohjen e ministrit të Energjisë së Emirateve, Sultan Al Jaber.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas Protothema, tensioni u rrit sërish kur u përmend shuma e një investimi në Shqipëri, ku Rama e korrigjoi gazetarin për vlerën financiare duke përdorur sërish stereotipe mbi grekët. Media greke e cilëson sjelljen e kryeministrit shqiptar si “sulm të paprovokuar” dhe i ka kushtuar një analizë të detajuar episodit, i cili ka nxitur reagime dhe debate mbi gjuhën e përdorur nga Rama në një forum ndërkombëtar.
