Eksperti i sigurisë Gert Metani, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar hipotezat e mundshme të arratisjes së Altin Ndoci nga spitali i Durrës. Sipas Metanit, skenari më i besueshëm është se Ndoci mund të jetë ndihmuar nga anëtarë të grupit të tij kriminal, për të shmangur mundësinë që ai të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Gjatë bisedës, Metani ngriti shqetësime serioze mbi nivelin e sigurisë dhe profesionalizmin në policinë e burgjeve, duke theksuar se arratisje të tilla mund të ndodhin edhe në ambiente të tjera të ruajtura. Ai përmendi tre hipoteza kryesore: arratisje e planifikuar duke shfrytëzuar boshllëqet e sigurisë, përfshirje e korrupsionit përmes blerjes së personelit të sigurisë, ose ndihmë direkte nga bashkëpunëtorë kriminalë që nuk kishin interes që Ndoci të qëndronte në paraburgim.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Eksperti hodhi edhe një skenar më alarmues, duke deklaruar se pas arratisjes, Ndoci mund të jetë eliminuar nga vetë grupi kriminal. Sipas tij, persona të tillë përbëjnë rrezik të lartë, pasi mund të kthehen në të penduar ose të përdoren për ngjarje të tjera kriminale. “Në raste të tilla, ose i duhet grupit për një tjetër ngjarje, ose mund ta heqin qafe sapo del nga burgu”, u shpreh Metani, duke nënvizuar rrezikshmërinë e situatës.