Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekë, infermierë dhe stafin teknik në QSUT, ku u diskutua mbi përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Rama deklaroi se me buxhetin e ri do të garantohet furnizimi i plotë me medikamente për pacientët, si dhe rimbursimi për rreth 400 mijë qytetarë. Sipas tij, këto masa janë pjesë e një vizioni afatgjatë për forcimin e sistemit shëndetësor publik.
Kreu i qeverisë theksoi se i gjithë sistemi onkologjik do të pajiset me barna përmes rrjetëzimit të spitaleve rajonale dhe zbatimit të protokolleve të unifikuara mjekësore. Ai nënvizoi se fondet e parashikuara në buxhet janë domethënëse dhe synojnë të garantojnë trajtim të barabartë për pacientët onkologjikë në të gjithë vendin. “Do sigurojmë barna për të gjithë sistemin onkologjik dhe do rimbursojmë 400 mijë pacientë”, u shpreh Rama.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Rama foli gjithashtu për vijimin e investimeve në platformën e QSUT dhe në Instituti Kombëtar i Tumoreve, me synimin për krijimin e një rrjeti kombëtar të trajtimit të kancerit. Ai theksoi se kanceri është kthyer në një problem serioz ndërkombëtar, duke shkaktuar humbje të mëdha jete në mbarë botën. Sipas tij, forcimi i kapaciteteve të trajtimit dhe diagnostikimit është thelbësor për të përballuar këtë sfidë globale.