“Sot na po qeveris një hajdut”/ Reagon ashpër gazetari: Shteti në funksionon të pastrimit të parave, po na zhvat dhe…

Sipas gazetarit Enton Abilekaj, Shqipëria ndodhet në një situatë alarmante, ku çdo sekondë nën këtë qeverisje është e dëmshme për shtetin dhe qytetarët. Ai deklaroi se funksioni real i shtetit është deformuar dhe se institucionet nuk drejtojnë më vendin. Sipas tij, vendimmarrja është kapur nga interesa kriminale që kanë zëvendësuar autoritetin institucional.

Një pjesë qendrore e kritikës së Abilekajt u përqendrua te Porti i Durrësit, të cilin e cilësoi si asetin e vetëm strategjik të vendit. Ai pretendoi se porti po shkatërrohet qëllimisht për t’i shërbyer interesave klienteliste dhe kriminale, ndërsa aktivitetet janë zhvendosur drejt Porto Romanos, ku sipas tij nuk ekziston një port funksional. Po ashtu, ai theksoi se edhe Vlorë ka mbetur pa port, pasi projekti ekzistues u prish dhe i riu nuk po realizohet.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Sipas Abilekajt, Shqipëria është zhytur në pastrimin e parave që vijnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, në bashkëpunim me banda shqiptare, ndërsa shteti funksionon kryesisht për këtë qëllim. Ai nënvizoi se problemi nuk lidhet me procedurat e SPAK, por me ekzistencën e një “bande kriminale” që po shkatërron vendin. Në fund, gazetari i bëri thirrje opozitës që të veprojë urgjentisht për ta ndërprerë këtë situatë, duke paralajmëruar se sa më gjatë të zgjasë, aq më e vështirë do të jetë ringritja e Shqipërisë.