Me shpejtësi skëterrë! Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës, ku një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Dajlanit duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” 300 metra në ajër duke rënë në një dyqan luesh.

Me shpejtësi skëterrë! Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit,

Për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçare e cila ishte pasagjere në makinë, ndërsa është plagosur shoferi dhe 2 këmbësorë të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Me shpejtësi skëterrë! Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit,

Dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.