Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karaj, 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars, bashkia Klos. Në operacion janë angazhuar familjarë, banorë të zonës, forca policie, zjarrfikëse nga Mat dhe Klos, si edhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Kërkimet janë përqendruar përgjatë shtratit të Lumi Mat, nga fshati Dars deri në Liqeni i Ulzës, ku derdhet lumi. Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa familjarët mbeten në pritje dhe shpresë për gjetjen e tij.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në automjet ndodheshin dy persona: drejtuesi 24-vjeçar Andi Llosha dhe pasagjeri Jurgen Karaj. Llosha arriti të shpëtojë, ndërsa Karaj dyshohet se u mor nga rrjedha. Policia arrestoi 24-vjeçarin, pasi dyshohet se u largua nga vendngjarja pa dhënë ndihmë dhe rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.