Kryeministri Edi Rama deklaroi para grupit parlamentar socialist se të gjitha uniformat e shtetit shqiptar do të prodhohen në Shqipëri nga kompani shqiptare, duke theksuar se ky është një proces i nisur tashmë dhe jo një projekt i së ardhmes. Sipas tij, prodhimet e para të kësaj kompanie pritet të dalin brenda këtij viti dhe do të synohet edhe furnizimi i vendeve të tjera.
Rama njoftoi gjithashtu se ka nisur puna për ndërtimin e dronëve inteligjentë në Shqipëri, duke sqaruar se bëhet fjalë për pajisje të sofistikuara dhe jo dronë të thjeshtë. Ai theksoi se vendi nuk duhet të varet nga blerjet e jashtme për çdo teknologji, kur ka kapacitete për prodhim vendas.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në këtë kuadër, kryeministri tha se Shqipëria po ndërton një industri ushtarake kombëtare, me synimin që të prodhojë brenda territorit gjithçka që është e mundur. Ai shtoi se paralelisht po ngrihet një sistem prokurimesh më i fortë, i cili synon mbylljen e hapësirave për abuzime dhe rritjen e transparencës në sektorin e mbrojtjes.