Akuza tronditëse ndaj Elon Musk: Ish-i e padit për krijim imazhesh false…

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi në shtetin e Nju Jorkut kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të Musk, duke akuzuar chatbot-in Grok për krijimin dhe shpërndarjen e imazheve seksuale të rreme të saj pa pëlqim. Ajo pretendon se përmbajtja e gjeneruar nga AI është degraduese dhe abuzive.

Sipas padisë, St Clair – e cila ka rreth një milion ndjekës në platformën X – i ka kërkuar kompanisë që të ndalonte prodhimin e këtyre materialeve pasi pa në qarkullim një imazh të gjeneruar nga AI ku ajo shfaqej me bikini. Megjithatë, ajo pretendon se Grok ka vazhduar të krijojë dhe shpërndajë imazhe të tjera intime dhe të rreme, si dhe informacione të pavërteta rreth saj.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Padia vjen vetëm pak orë pasi Elon Musk njoftoi kufizime të reja në Grok, duke ndaluar redaktimin e imazheve të njerëzve të vërtetë me bikini apo të brendshme. “Kemi zbatuar masa teknologjike për të parandaluar këtë funksion për të gjithë përdoruesit,” deklaroi kompania e Musk në X. Ndërkohë, sistemi ka ngjallur shqetësime serioze në disa vende të botës, ndërsa në SHBA grupe për të drejtat civile u kanë bërë thirrje Apple dhe Google që ta heqin aplikacionin nga dyqanet online.