“E humbëm!” – Partia Socialiste në zi, Petro Koçi jep lajmin e dhimbshëm që trishton të gjithë

Një lajm i trishtë është ndarë nga Petro Koçi, i cili përmes një postimi në Facebook njoftoi ndarjen nga jeta, në moshë të parakohshme, të Rajmonda Asllanit, e njohur ndryshe si “Monda e Kombinatit”, një nga figurat e njohura të militantizmit në Partia Socialiste e Shqipërisë.

Koçi shkruan se Rajmonda Asllani spikati që herët me guximin dhe angazhimin e saj politik, veçanërisht gjatë kohës së qeverisjes Berisha, ku u dallua për aktivizimin e saj në FRESSH, duke vijuar më pas me përkushtim të pandërprerë ndaj Partisë Socialiste deri në ditët e fundit të jetës.

Në mesazhin e tij, Petro Koçi shpreh ngushëllimet për familjen dhe komunitetin socialist të Kombinatit, duke theksuar se humbja e Rajmonda Asllanit është një dhimbje e madhe për strukturat dhe mbështetësit e PS-së në këtë zonë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

“Rajmonda Asllani do na mungosh,” shkruan ai, duke e kujtuar si një simbol të përkushtimit dhe militantizmit socialist.