Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë foltores me mbështetësit në Laprakë, akuzoi qeverinë e Edi Rama se ka grabitur djersën dhe mundin e shqiptarëve gjatë 13 viteve të fundit. Sipas tij, pasuritë e qytetarëve janë shndërruar në vila dhe hotele luksoze për qeveritarët.
Berisha deklaroi se në një dekadë nga Shqipëria janë larguar mbi 1.1 milionë shqiptarë vetëm drejt zonës Shengen, duke e cilësuar këtë si shpopullimin më të madh në historinë e vendit. Ai tha se ky fenomen është më i rëndë se çdo luftë apo epidemi që ka përjetuar kombi shqiptar.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas liderit të opozitës, regjimi aktual ka shkatërruar vlerat demokratike dhe ka kthyer median në instrument propagande. Berisha theksoi se opozita do të vijojë përballjen për rikthimin e demokracisë dhe ndalimin e asaj që ai e quan grabitje të pasurive publike.