Një gardiane burgu në Britaninë e Madhe është dënuar pasi u zbulua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur. Sipas raportimeve të mediave britanike, i burgosuri është një 42-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Ngjarja u zbulua nga kamera që oficerja e burgut mbante ne trup dhe që kishte filmuar gjithçka. Gjykata e Kembrixhit e dënoi gardianen me rreth 8 muaj burg.
Rebecca Pinckard ishte paralajmëruar më parë për sjelljen e saj joetike për shkak se ishte “ tepër e familjarizuar” me të burgosurit dhe u jepte atyre “torta dhe ëmbëlsira”.
Prokurori i çështjes tha se videot seksuale të shqiptarit në qelinë e tij të burgut u gjetën nga telefoni celular i gardianes dhe “është pranuar që videot janë filmuar në qeli dhe më pas janë dërguar nëpërmjet mediave sociale me mesazhe”.
Shqiptari i cili u paraqit në gjykatë nëpërmjet një lidhjeje me video nga burgu, pranoi në një seancë të mëparshme dëgjimore posedimin e paautorizuar të një telefoni celular në burg midis 2 korrikut dhe 6 korrikut 2024.
Ai u burgos për 10 muaj rresht përveç dënimit të tij aktual, prej 16 vitesh e tre muajsh, për trafikun e drogës për të cilin u dënua në Gjykatën e Kurorës në Luton në vitin 2022/SOT