Ilir Vrenozi, një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP 5, ka zbuluar se pas daljes nga shtëpia është kontaktuar nga figura të njohura të politikës shqiptare. Ai ishte i ftuar sot në emisionin “Fan Club”, ku ndau detaje nga kjo përvojë e papritur.
Vrenozi tha se është telefonuar personalisht nga Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj, të cilët e kanë përgëzuar për qëndrimin dhe sjelljen e tij gjatë reality show-t. Sipas tij, telefonatat kanë qenë mbështetëse dhe vlerësuese për mënyrën si u përball me debatet.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ish-banori konfirmoi gjithashtu se ka komunikuar edhe me Sali Berisha, si dhe me Myslym Murrizin. Vrenozi u shpreh i surprizuar nga ky interes politik, duke e cilësuar atë si tregues të popullaritetit që fitoi gjatë eksperiencës së tij në BBV.