TRONDITËSE – Gjermania kërcënon tërheqjen nga Botërori 2026 si presion ndaj Donald Trump për aneksimin e Groenlandës

Plani i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur kontroll mbi Groenlandën ka shkaktuar reagime të forta në politikën gjermane. Zëdhënësi i CDU/CSU për politikën e jashtme, Jürgen Hardt, nuk e përjashtoi bojkotimin e Kupës së Botës FIFA 2026 si një masë presioni ndaj SHBA-së.

Hardt e cilësoi bojkotin si “masë ekstreme”, duke theksuar se Kupa e Botës është shumë e rëndësishme për Trumpin dhe mund të përdoret si mjet ndikimi politik. Tensionet janë rritur pas veprimeve ushtarake amerikane dhe frikës se kërcënimet për aneksim po bëhen reale.

Në të njëjtën kohë, ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini ka kritikuar ashpër drejtimin e FIFA-s nga Gianni Infantino, duke e akuzuar për autoritarizëm dhe afrimitet me pushtetin politik. Kritikat janë shtuar edhe pas vendimit të FIFA-s për t’i dhënë Trumpit një “Çmim të Paqes”.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!