Vrau me thikë shqiptarin në Itali, ja me sa vite burg u dënua 37-vjeçari Artur Cerria

37-vjeçari shqiptar Artur Cerria, është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu, i njohur edhe si Idrizi.Sipas mediave italiane, gjykata ka shpallur të pafajshëm nipin 24-vjeçar Agron Cerria, i cili akuzohej për fshehje provash, konkretisht për zhdukjen e thikës së përdorur në ngjarje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë, ku Dritan Xhepaxhiu humbi jetën pasi u qëllua me thikë.Artur Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje.Xhepaxhiu u qëllua 4 herë me thikë, njëra prej tyre ishte fatale pasi i preku zemrën.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!