Ngjarja e rëndë e vrasjes së 49-vjeçarit Jani Alijat brenda burgut të sigurisë së lartë Korydallos ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri. Mediat greke raportojnë se viktima kishte prej kohësh kërcënime serioze për jetën dhe konsiderohej objektiv i rivalëve të botës së krimit. Ai kishte shpëtuar nga një atentat i ngjashëm disa muaj më parë, çka kishte shtuar masat e sigurisë ndaj tij.
Sipas hetimeve paraprake, një i burgosur grek 27-vjeçar, i njohur si person me rrezikshmëri të lartë, ka hyrë në qelinë e Alijat dhe e ka sulmuar me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve brenda burgut, 49-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi funksionimin e protokolleve të sigurisë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Autoritetet greke kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe për të kuptuar nëse ka pasur dështime në mbikëqyrje apo neglizhencë institucionale. Për hetuesit, mbetet thelbësore të sqarohet se si një person nën regjim mbrojtjeje mund të ekzekutohej brenda një burgu të konsideruar ndër më të sigurtit në vend. Rasti pritet të sjellë reagime dhe masa të reja në sistemin penitenciar grek.