Shkollat në të gjithë rajonin e Atikë do të qëndrojnë të mbyllura të mërkurën për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të motit. Vendimi prek të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, publike dhe private, përfshirë edhe klasat e mbrëmjes, si masë parandaluese ndaj reshjeve intensive të shiut që priten nga mesdita e tutje.
Guvernatori Rajonal Nikos Hardalias deklaroi se Atika ndodhet nën “alarm të kuq”, duke theksuar se mbyllja e shkollave u mor pas rekomandimeve të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut. Sipas tij, prioritet mbetet siguria e nxënësve dhe stafit arsimor përballë kushteve të rrezikshme atmosferike.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ndërkohë, Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka lëshuar buletin emergjence për shira dhe stuhi të forta në Greqinë qendrore dhe jugore, si edhe borë në zonat malore të Thesalisë dhe Maqedonisë. Stuhitë pritet të intensifikohen në Peloponezin lindor e jugor, Atikë, Evia, Sporade, ishujt e Egjeut dhe Dodekanezë, deri të enjten.