Erion Veliaj depoziton kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore të administruar në dosjen e Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku figuron një nënshkrim në emër të tij, sikur të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor.

Sipas kallëzimit penal, nënshkrimi në dokument nuk është firma e Veliajt dhe vendimi i Apelit nuk i është komunikuar kurrë atij. Verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi nuk ka mbërritur asnjëherë në I.E.V.P. Durrës, ku ai ndodhet i paraburgosur, fakt i konfirmuar me shkresë zyrtare nga vetë institucioni. Në kallëzim thuhet se mungesa e njoftimit real dhe ekzistenca e një dëftese me nënshkrim jo autentik përbëjnë provë të drejtpërdrejtë të falsifikimit, me synim aktivizimin fiktiv të afateve procedurale për rekurs.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Veliaj thekson se ky veprim cenon rëndë të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke synuar humbjen e së drejtës së rekursit përmes përdorimit të një akti zyrtar të rremë. Në kallëzim kërkohet regjistrimi i menjëhershëm i procedimit penal, ekspertim grafik i nënshkrimit, hetimi i zinxhirit të personave përgjegjës dhe verifikimi i çdo vepre tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit, përfshirë shpërdorimin e detyrës. Një kopje e kallëzimit i është depozituar edhe Gjykata e Lartë, si provë se afatet procedurale nuk kanë filluar kurrë ligjërisht.