Tragjedi në familje/ Gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë, policia arreston djalin dhe nusen e tij

Një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova, me banim në Buchs, Kantoni i Cyrih, është gjetur e pajetë në banesën e saj pak pas mesnatës në prag të Krishtlindjeve. Policia Kantonale e Cyrihut e ka cilësuar rastin si krim të dhunshëm, ndërsa ndihma e shpejtë vetëm ka konstatuar vdekjen e të moshuarës. Fillimisht u arrestuan tre persona, të gjithë anëtarë të familjes.

Sipas hetimeve të deritanishme, në paraburgim kanë mbetur djali i viktimës, 51 vjeç, dhe bashkëshortja e tij 48 vjeç, ndërsa nipi 27-vjeçar është liruar. Prokuroria Publike e Cyrihut nuk ka dhënë ende detaje mbi rrethanat konkrete të vdekjes apo motivin e mundshëm, duke theksuar se hetimi penal është ende në zhvillim dhe se sekuenca e ngjarjeve mbetet për t’u zbardhur.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Familja e viktimës është me origjinë nga Kosova, ndërsa trupi i 71-vjeçares është riatdhesuar dhe varrosur më 30 dhjetor në Kamenicë. Mediat zvicerane raportojnë se bashkëshorti i saj, ish-shofer i transportit publik të Cyrihut, jetonte në të njëjtën banesë, por vendndodhja e tij aktuale mbetet e panjohur. Rasti ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.