E fundit! Shprthim i fortë në Vlorë, Policia me urgjencë drejt vendngjarjes!

Një shpërthim i fortë është dëgjuar pak minuta më parë në lagjen “Varosh” të Vlorës, pranë zonës së njohur si Kuzum Baba, ku ka ndërthurje të shtëpive private me pallate banimi. Menjëherë pas ngjarjes, drejt vendit janë nisur shërbimet e Policisë së Shtetit, ndërsa banorët raportojnë për shtëllunga tymi në zonë.

Deri në këto momente, informacionet paraprake mbeten të kufizuara dhe nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi shkaqet apo pasojat e shpërthimit. Duhet theksuar se sot në Vlorë ka prani të shtuar policore, për shkak të vizitës së Ivanka Trump, çka ka rritur edhe masat e sigurisë në disa zona të qytetit.

Ndërkohë, Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim dhe darkë pune me Ivanka Trump dhe mbi 50 arkitektë ndërkombëtarë. Takimi lidhet me prezantimin e ideve për projektin e investimit në ishullin e Sazanit, që pritet të realizohet nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Lajmi mbetet në përditësim.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!