Porto-Romano nën akuzë/ Ja kush fshihet pas shoqërisë fituese dhe roli i Ballukut

Projekti i Portit të Ri në Porto Romano ka nxitur kritika të forta nga aleatët perëndimorë, pas ndryshimeve ligjore në Prokurimin Publik që lejuan negociata direkte për kontrata strategjike. Përfshirja e kompanisë Royal Haskoning DHV në disa faza kyçe të projektit ka ngritur dyshime për konflikt interesi dhe mbyllje të garës, duke vënë në pikëpyetje transparencën e procesit.

Sipas raportit 2025 të Komisioni Europian, këto praktika bien ndesh me standardet e Bashkimit Europian dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke krijuar një përplasje indirekte me qeverinë shqiptare. Raporti thekson se projekti është trajtuar politikisht si strategjik, por pa reflektim të qartë në projektimin teknik dhe procedurat e prokurimit.

Ekspertë të sigurisë dhe urbanistikës theksojnë se edhe NATO nuk e sheh Porto Romanon si port strategjik, për shkak të mungesës së infrastrukturës hekurudhore dhe rreziqeve sizmike në zonë. Sipas tyre, këto probleme e bëjnë projektin pak të realizueshëm dhe me rrezik të lartë për investimet afatgjata të shtetit shqiptar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!