Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave të shpejtë në Spanjë ka shkuar në 45, pasi në një vagon të dëmtuar u gjetën trupat e dy burrave që konsideroheshin të zhdukur. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës në rajonin e Andaluzia, ndërsa identifikimi formal i viktimave vijon nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës.
Nga përplasja mbetën të plagosur 123 persona, prej të cilëve 31 janë ende të shtruar në spital dhe gjashtë ndodhen në terapi intensive. Autoritetet thanë se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën. Mes viktimave raportohen edhe tre shtetase të huaja: nga Gjermania, Rusia dhe Maroku.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar, ndërsa po hetohet mundësia e një defekti teknik ose dëmtimi të hekurudhës. Kryetari i Andaluzisë njoftoi se nuk ka më persona të zhdukur dhe kërkimet janë mbyllur, ndërkohë që familjarëve u është kërkuar të ndihmojnë në identifikim përmes ADN-së.