Rritet kërkesa për syze si të Macron! Ja sa kushtojnë

Në Davos, ku diskutohen çështje madhore për të ardhmen e **Groenlandë**s dhe rendin global, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e re të Emmanuel Macron. Trump ironizoi syzet e diellit të Macronit, duke thënë se e pa “duke u shtirur si i fortë”, ndërsa presidenti francez i mban ato për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale, një problem jo serioz shëndetësor.

Vëmendja ndaj syzeve solli publicitet të papritur për kompaninë italiane iVision Tech, e cila zotëron markën franceze Henry Jullien. Modeli i përdorur nga Macron, “Pacific S01”, prodhohet artizanal në Lons-le-Saunier dhe kushton rreth 659 euro, duke nxitur interes të madh në treg.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Pronari i iVision Tech, Stefano Fulchir, deklaroi se kërkesa për këtë model mund të rritet ndjeshëm pas këtij publiciteti. Ai shtoi se Macron i kishte blerë syzet vetë, pa pranuar t’i merrte falas, duke këmbëngulur që ato të ishin të punuara plotësisht me dorë në Francë.