EMRI/ 20-vjeçari shqiptar ndërron jetë tragjikisht në Itali! Si ndodhi aksidenti fatal

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar pas një përplasjeje të rëndë rrugore. Ngjarja është regjistruar në aksin Saluzzo–Barge, pranë zonës së Abacisë Stafarda, duke tronditur komunitetin lokal dhe familjarët e viktimës.

Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Saluzzo. Ai po drejtonte automjetin tip “Audi” kur u përplas ballë për ballë me një kamion. Për shkak të goditjes së fortë, i riu mori plagë fatale dhe humbi jetën në vend.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës, por përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme. Rruga u mbyll për disa orë për shkak të aksidentit, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.