Vuçiç kundër Bordit të Paqes: Po krijon përçarje në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar nga Davos se Bordi i Paqes, i prezantuar të enjten, po thellon ndarjet brenda Evropës dhe se perspektiva për të ardhmen mbetet e pasigurt. Sipas tij, mungesa e një qëndrimi të unifikuar po e dobëson peshën e kësaj nisme.

Vuçiç theksoi se shumë vende të Bashkimit Evropian ose nuk po marrin pjesë në Bord, ose nuk janë shprehur ende zyrtarisht. Ai përmendi se vende kyçe si Franca, Gjermania dhe Italia nuk janë pjesë e kësaj strukture, ndërsa Kina ka konfirmuar vetëm marrjen e ftesës, pa dhënë një angazhim të qartë.

Duke folur për rolin global të Bordit të Paqes, presidenti serb u shpreh se ende nuk është e qartë se çfarë funksioni real do të ketë kjo strukturë. Bordi, që pritet të drejtohet nga Donald Trump, u konceptua fillimisht për rindërtimin e Gazës, por më pas i është zgjeruar misioni për të trajtuar edhe konflikte të tjera ndërkombëtare.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!