DIVA/ Si do të plotësohet për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

Nga 22 janari është hapur sistemi e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individuale (DIVA). Risia kryesore për vitin 2025 është se DIVA mund të plotësohet edhe nga individë që nuk e kanë detyrim ligjor, por kanë fëmijë nën 18 vjeç dhe synojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin, përmes rillogaritjes së tatimit pas zbritjes së shpenzimeve.

Kompensimi llogaritet automatikisht nga sistemi, pa ngarkuar dokumente, dhe përfshin zbritje 48 mijë lekë në vit për çdo individ, si dhe 100 mijë lekë shtesë për ata me të ardhura deri në 1.2 milionë lekë në vit. Nëse nga rillogaritja rezulton tatim i mbipaguar, individi duhet të paraqesë një kërkesë në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve për kthimin e shumës, procedurë që pritet të sqarohet me udhëzim zyrtar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

DIVA 2025 gjenerohet e paraplotësuar me të dhënat e të ardhurave nga punësimi dhe tatimin përkatës. Afati i fundit për dorëzim është 31 mars 2026. Detyrimin për deklarim e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë, të dypunësuarit dhe ata me të ardhura të tjera të padeklaruara, ndërsa tashmë edhe prindërit mund ta plotësojnë vullnetarisht DIVA-n për të përfituar kompensimin për fëmijët.