Bordi i Paqes/ Trump tërheq ftesën për Kanadanë, ja arsyeja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, strukturë e re ndërkombëtare e shpallur zyrtarisht në Forumin e Davos. Vendimi u bë publik përmes një postimi në Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, pa dhënë shpjegime të drejtpërdrejta.

Sipas administratës amerikane, anëtarët e përhershëm të Bordit duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh, kërkesë që Otava e ka refuzuar. Më herët, Kanadaja kishte sinjalizuar gatishmëri për t’u bashkuar, por pa pranuar detyrimin financiar, çka duket se ka ndikuar në vendimin e fundit të Uashingtonit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ndërkohë, reagime të përziera vijnë edhe nga Evropa. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se ekzistojnë dyshime serioze mbi rolin dhe kompetencat e Bordit të Paqes, megjithatë liderët evropianë mbeten të hapur për bashkëpunim në çështje specifike, veçanërisht lidhur me Gazën.