“Kontratë vdekje me mafian greke!”/ Gazetarja: Jani Aliajn e çuan te burgu i grave, por më pas u transferua dhe e vranë

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Jani Aliaj, e ndodhur pak ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë Korydallos Prison në Greqi. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se autoritetet greke po hetojnë kryesisht konfliktet që Aliaj kishte me grupe kriminale greke, duke e cilësuar vrasjen si një “kontratë vdekjeje”.

Sipas mediave greke, Aliaj ishte transferuar më herët në sektorin e grave për t’iu shmangur rrezikut për jetën, por në rrethana ende të paqarta u rikthye në sektorin e meshkujve, ku dy muaj më parë kishte pasur një tentativë për ta vrarë. Hetimet po fokusohen te dështimi i masave të sigurisë, ndërsa ngrihen pikëpyetje serioze mbi administrimin e burgut, i njohur për incidente të rënda dhe dhunë, veçanërisht ndaj të dënuarve shqiptarë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Autoritetet greke po verifikojnë gjithashtu faktin se i njëjti autor dyshohet se ka vrarë më parë edhe një tjetër shqiptar, Artur Bashimi. Ndërkohë, pala shqiptare po shqyrton nëse ka indicie për përfshirje të grupeve shqiptare, megjithëse kjo pistë konsiderohet më pak e mundshme në këtë fazë të hetimit.