Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur 30-vjeçari nga Shqipëria, S.P., i cili ishte raportuar i zhdukur më 21 janar në fshatin Jezercë të Ferizajt, pasi ishte larguar nga një vilë dhe nuk dihej vendndodhja e tij.
Menjëherë pas raportimit, Policia e Kosovës ka nisur kërkime intensive në bashkëpunim me njësitë hetimore, trafikun, forenzikën, ekipet K-9, zjarrfikësit dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit, duke kontrolluar kamera sigurie dhe institucione shëndetësore, pa gjetur fillimisht gjurmë të personit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sot, më 23 janar, 30-vjeçari është lokalizuar nga një qytetar në fshatin Budakovë të Suharekë, pranë zonës “Gurra e Kadisë”, dhe është transportuar menjëherë në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.