Babai i Paolos, nxënësit 14-vjeçar që humbi jetën në Itali, ka folur për herë të parë publikisht, duke deklaruar se rasti i të birit nuk lidhet vetëm me bullizimin, por me një situatë shumë më të rëndë. Ai tha se ajo që është raportuar fillimisht nuk pasqyron realitetin e vuajtjeve që kishte përjetuar djali i tij në shkollë.

Pas ngjarjes, drejtori dhe zv.drejtori i shkollës janë pezulluar për tre ditë, ndërsa Prokuroria e Cassinos ka hapur hetim penal. Janë sekuestruar biseda telefonike, dokumente shkollore dhe raporti i autopsisë, ndërsa hetimet janë përqendruar te bashkëmoshatarët e Paolos dhe përgjegjësitë institucionale të shkollës.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Babai ka akuzuar hapur stafin mësimor për fshehje të së vërtetës, duke thënë se raportet zyrtare nuk pasqyrojnë agresivitetin real të situatës në klasë. Sipas familjes, Paolo ishte përballur me ngacmime të vazhdueshme që në shkollën fillore, ishte fyer, izoluar dhe trajtuar në mënyrë denigruese, çka ka rihapur debatin në Itali mbi bullizimin dhe rolin e institucioneve arsimore në mbrojtjen e nxënësve.