Meteorologu Hakil Osmani ka bërë të ditur se fundjava do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me shtim të vranësirave kryesisht në orët e pasdites. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat e thella malore pritet rishfaqje e reshjeve të dëborës.

Sipas tij, pasditja dhe mbrëmja e së dielës do të sjellin intensifikim të reshjeve të shiut, të shoqëruara edhe me erë të fortë. Këto kushte do të vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke krijuar një situatë më të rënduar të motit.

Nga dita e martë parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, por që nuk do të zgjasë shumë. Moti do të bëhet sërish i paqëndrueshëm nga e mërkura, ndërsa java e ardhshme pritet të shoqërohet edhe me një rënie të lehtë të temperaturave, me minimum rreth 0°C dhe maksimum deri në 15°C.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!