Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz

Treguesit buxhetorë afatmesëm 2025–2029 tregojnë se qeveria vijon të mbështesë rritjen ekonomike kryesisht te investimet kapitale, si rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturë, duke lënë në plan të dytë arsimin dhe shëndetësinë. Sipas Kuadrit Makroekonomik, shpenzimet kapitale arrijnë deri në 6.5% të PBB-së, nivel dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në kontrast, fondet për shëndetësinë dhe arsimin parashikohen të bien gradualisht në raport me PBB-në. Shpenzimet për shëndetësinë zbresin nga 2.4% në 2.1% deri në vitin 2029, ndërsa arsimi nga 2.9% në 2022 pritet të ulet në vetëm 2.1% në vitin 2028, duke treguar një tkurrje të vazhdueshme të investimit në kapitalin njerëzor.

Ekspertët vlerësojnë se kjo qasje mund të sjellë rritje afatshkurtër përmes ndërtimit, por rrezikon zhvillimin afatgjatë të vendit. Copëzimi i investimeve në projekte të vogla dhe mungesa e fokusit në qendrat urbane kryesore po krijojnë infrastrukturë joefikase, ndërsa rritet mungesa e mësuesve, mjekëve dhe profesionistëve të kualifikuar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!