Në dosjen hetimore në ngarkim të personave të arrestuar për futjen e lëndëve narkotike në qeli janë bisedat mes Esmeralda Komicit, e cila rezulton të jetë e afërme e një të paraburgosuri, konkretisht Gerlad Satmollës dhe një personi tjetër, i cili në biseda identifikohet si “Zeni”.
Esmeralda dhe “Zeni” shkëmbëjne mesazhe dhe flasin për një porosi, që Komici thotë se e ka marrë dhe fton “Zenin” të shtëpia.
“O Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime”.
Ndërkohë në një tjetër bisedë që Esmeralda Komici zhvillon me Gerlad Satmollën flasin për një shumë prej 550 mijë lekë.
“I thot mos e ka sjell ai dhe mos e keni pirë atë se nuk ka mundësi, se e kam belanë mbi kokë se i thonë 550 milek që u kam marë unë atyre”.
Pjese nga dosja
Në datën 30.06.2025 në orën 07:55 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. e merr në telefon personit me nr:069……
069….: dhe i thot ku je me zëmër.
Esmeralda: o Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime.
069…..: ok po mar taksi dhe po vi aty.
Në datën 30.06.2025 në orën 09:00 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. mer në telefon personit me nr:068……
Esmeralda: Lali te posta po vi.
068…..: 40, mos më bë numera të jesh me mangut se nuk jam mir jo 30 jo budalliqë.
Esmeralda: mir hajde.
Në datën 30.06.2025 në orën 09:11 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. i shkruan sms personit me nr:069…..
Esmeralda: O jeta un po shkoj ke Ivi me marr gje me këtë sa ta marr do hipi taksis e do vij direkt ok.
069…..: OK !
Esmeralda: Hahaha sa kare jam! Apo jo ?
069…..: jo je si shpirt !
Esmeralda: Futu te tyneli se do i rrëshkas këtijë.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:04PM Esmeraslda Komici me nr:068……mer në telefon personit me nr:068…….
Esmeralda: Hë mo lai, jam këtu ne shtëpia.
068…..; E mora vesh sa duhet ?
Esmeralda: 40.
068…..: ok mos mi sill mangut.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:04 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. komunikon me sms me personit me nr:068….. Dhe flasin për tu takuar ne Venuja.
Esmeralda: I thot që ta bëj 70.
068….: Ok.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:35 PM Esmeraslda Komici me nr:068….mer në telefon personit me nr: 068…..
Esmeralda: O lali e takova un, 40 i kishe thënë.
068….: Po me 40 .
Esmeralda: Na që i kishe thënë 50 po ska gjë .
068….: Po me po, po e pashë me vonesë ëëë.