Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon ASHPËR Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë lidhur me manipulimet e votave brenda subjekteve politike, ku janë shënuar mbi 100 arrestime. Kurti theksoi se komisionerët dhe individët e përfshirë në këto veprime nuk do të kenë asnjë amnisti.

Në një postim në Facebook, ai inkurajoi institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund, duke nënvizuar se manipulimet kanë dëmtuar kolegë dhe vetë subjektet politike. Sipas tij, adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies është thelbësor për integritetin e procesit zgjedhor.

Kurti theksoi se vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe se vota e lirë do të garantohet deri në fund. Ai shtoi se rastet e dyshuara duhet të hetohen, manipuluesit të ndëshkohen dhe këto praktika të mos përsëriten më në të ardhmen.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!