E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Pjesë nga intervista:
Si e pe darkën e organizuar nga Vëllai i Madh për Brikenën dhe Mateon?
Ne nuk pamë asnjë bisedë romantike, por Brikena tha se donte meshkuj romantikë. Dhe ky i shkreti i tha që ‘unë të sjell ngrohësen dhe ti më sheh shtrembër’. Ishte shumë e bukur ajo.
Mua më pëlqen Mateo si djalë. Mund të them që është nga djemtë më të edukuar aty brenda, të paktën unë kështu e shoh. Kurse Brikena do i ngelet stoike asaj që ka thënë, nuk shoh se do i hapë rrugë atij djali dhe nuk e di pse. Ndoshta Mateo ka thënë të vërtetën dhe unë i besoj, nuk e di pse.
Intuita ime më shtyn ta besoj që Mateo nuk gënjen, sepse nuk ka arsye për të gënjyer. E shikoj Brikenën shumë të ftohtë, por ndonjëherë i shikoj shkëlqimin e syve. Ose ndoshta stepet nga kamerat, ose e bën për kamerat. Ajo luan gjatë gjithë kohës me kamerat. Është e vetmja banore që i drejtohet kamerave. Ne e dimë që kur kamerat të afrohen bëjnë zhurmë dhe ajo e di që e ka vëmendjen.
Unë dua t’i shikoj bashkë, më pëlqejnë, por më duket e vështirë për t’i parë bashkë. Brikena do që t’i qëndrojë asaj thënies që në fillim, që nuk ka pasur ndonjëherë lidhje. Vetëm kjo e mban Brikenën, asgjë tjetër. Më pëlqejnë bashkë, shkojnë. Por më shumë bëj tifo për Mateon, më pëlqen shumë si njeri, është shumë pozitiv.
Si e sheh pjesën kur një vajzë kompleksohet nga të pasurit lidhje apo edhe puthja me dikë?
Kjo është kot fare. Edhe nëse ajo ka qenë e lidhur me Mateon apo dikë tjetër, kjo nuk e bën atë një person negativ, ose që ka bërë diçka që i cenon personalitetin. Asnjë femër nuk bazohet në bazë të virgjërisë për personalitetin, je e mirë apo e keqe, vlen apo nuk vlen. Kjo ka rënë dhe shyqyr që ka rënë.
Sepse femra duhet të ketë karakter, njeriu nuk duhet të vjedhë, të vrasë, këto janë ato gjërat më të rëndësishme. Brikena e di mentalitetin shqiptar, edhe kartën që ka preferuar të luajë me këtë pjesë, do të krijonte audiencë. Ndërkohë që në “Big Brother” çdo gjë zbulohet.
Mendoj që ajo e ka përdorur vetë këtë gjë dhe tani ka ngecur në këtë grackë dhe është e detyruar ta vazhdojë. /TAR/