Mbrëmjen e sotme, shtëpisë së Big Brother i është bashkuar një banor i ri, DJ Gimbo, i cili njihet si shoku i ngushtë i Gjestit.
Gjatë prezantimit të tij, moderatori i spektaklit, Ledion Liço, e pyeti DJ Gimbón se çfarë këshille kishte marrë nga Gjesti para se të merrte vendimin për të hyrë në shtëpinë më të famshme në vend. Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe plot vetëbesim.
“Të shkoj për të fituar”, u shpreh DJ Gimbo, duke lënë të kuptohet se ka hyrë në lojë me synime të qarta dhe ambicie të mëdha.Hyrja e tij pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë prania e tij në raportet mes banorëve dhe në rrjedhën e lojës.