Një 21-vjeçar, Nicolae Ionnut Erion Deliver, i paraburgosur në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë pasi u gjet pa ndjenja në qelinë e tij mëngjesin e sotëm. Ai ishte arrestuar në tetor 2024 për “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, personeli konstatoi parametra jetësorë të ulët dhe i dha ndihmën e parë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin e Koplikut. Gjatë transportit dhe në urgjencë iu ofrua ndihmë mjekësore, por ai nuk arriti të mbijetojë.
Institucionet kanë njoftuar organet kompetente dhe po bashkëpunojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.