“Mbështetje për të dëmtuarit”/ Ilir Proda falënderon policinë: Profesionalizëm dhe përkushtim gjatë protestave

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka falënderuar drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.

Proda theksoi se, pavarësisht akteve të shumta të dhunës, përfshirë përdorimin e bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta, efektivët demonstruan standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.Mesazh falënderimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda:“Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.

Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar.”


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!