Rritet çmimi i cigareve, konsumi mbetet i pandryshuar! Mjekja Qirjako: Efektet tek të rinjtë nuk shfaqen menjëherë

Rritja e akcizës ka sjellë shtrenjtim të paketës së cigareve, por konsumi në Shqipëri nuk ka shënuar rënie. Përkundrazi, importet janë rritur krahasuar me një vit më parë, duke treguar se çmimi më i lartë nuk po i ndalon duhanpirësit.

Qytetarët pranojnë se duhanin e konsumojnë për shkak të stresit, zakonit të hershëm apo varësisë, edhe pse janë të vetëdijshëm për dëmet. Shumë prej tyre shprehen se e kanë të vështirë ta lënë, edhe pse e konsiderojnë një gabim.

Mjekët theksojnë se efektet shëndetësore nuk shfaqen menjëherë, çka i mashtron sidomos të rinjtë. Me kalimin e viteve, duhanpirja lidhet me sëmundje kardiake, hipertension dhe kancer të mushkërisë, ndërsa vullneti mbetet çelësi kryesor për ta lënë këtë ves.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!