Vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, zbardhet dinamika e krimit, gruaja e viktimës rrëfen detajet tronditëse

Në një mesazh drejtuar gazetares Anila Hoxha të Top Channel, Gjystina Ndou rrëfen se bashkëshorti i saj, Petrit Ndou, humbi jetën teksa po përpiqej të ndihmonte tre persona të moshuar që ndodheshin në rrezik gjatë një konflikti në rrugë, pas kthimit nga një festë familjare.

Sipas dëshmisë, Petrit Ndou ndërhyri për të ndalur dhunën dhe për të orientuar automjetet që të largoheshin në siguri. Ai u përball me agresion verbal e fizik nga i dyshuari Andi Vokrri, ndërsa Gjystina u përpoq të qetësonte situatën dhe kërkoi ndihmë nga familjarët dhe policia.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Pas disa minutash fshehjeje, Petriti u kthye për të kontrolluar mjetin, duke i kërkuar bashkëshortes të qëndronte në vend të sigurt. Pak më vonë ai u gjet pa ndjenja dhe kishte ndërruar jetë; policia mbërriti në vendngjarje dhe njoftoi se i dyshuari u kap në flagrancë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.