Prokuroria e Shtetit ka vënë nën hetim për përfshirje në krim të organizuar Geri Hoxhën, djalin e gazetarit nga Tirana Artan Hoxha. Geri Hoxha, rreth 25 vjeç, u arrestua më 19 janar në Tiranë, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Kosovë.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, urdhërarresti është shpallur më 13 janar nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të UNMIK. Hoxha dyshohet për përfshirje në krim të organizuar në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore. Bashkë me të u arrestua edhe Reando Biba, një tjetër i dyshuar për të njëjtat vepra penale.
Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se ndalimi i dy shtetasve është kryer me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës. Arrestimi i Geri Hoxhës u konfirmua edhe nga vetë Artan Hoxha, i cili deklaroi se ende nuk e ka marrë dosjen e plotë të rastit dhe për këtë arsye nuk ka dhënë komente të zgjeruara, duke lënë të kuptohet se çështja mund të ketë prapavijë politike.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës pritet të vendosë për ekstradimin e Geri Hoxhës dhe Reando Bibës brenda afatit ligjor prej 40 ditësh nga data e arrestimit. Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kosovare duhet të paraqesin kërkesën zyrtare për ekstradim, së bashku me përshkrimin e provave bazë që mbështesin akuzat.