Kapja e 2 të rinjve për vrasjen e Markos, pse Izabela mendon ndryshe nga prokuroria

Familja e Marko Bekës, taksistit 45-vjeçar të qëlluar për vdekje në qytetin Geel të Belgjikës, ka reaguar pas arrestimit të dy të rinjve të dyshuar për krimin.Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Merksem dhe një 24-vjeçar nga Geel, të cilët u ndaluan nga autoritetet belge në kuadër të hetimeve për vrasjen që tronditi komunitetin lokal.

Prokuroria i tha mediave belge që “viktima nuk ishte zgjedhur rastësisht”.E veja e viktimës, Izabela, shprehet se arrestimet kanë sjellë njëfarë lehtësimi për familjen. Ajo thotë se ky zhvillim i ndihmon sadopak për të përballuar dhimbjen e humbjes, por thekson se ende nuk ndihet e bindur se drejtësia është vendosur plotësisht.Sipas saj, ndryshe nga qëndrimi i prokurorisë, ajo beson se në ngjarje kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.Izabela shprehet se banorët e zonës Larum, pranë vendit ku ndodhi vrasja, kanë dhënë dëshmi që flasin për më shumë se dy autorë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ajo shpreson që hetimet të vijojnë dhe të çojnë në arrestime të tjera, në mënyrë që e vërteta të zbardhet plotësisht.Ndërkohë, vendi i krimit në Geel ishte izoluar për një kohë të gjatë nga policia për kryerjen e ekspertizës, ndërsa hetimet për motivet dhe rrethanat e vrasjes së Marko Bekës vijojnë.Familjarët presin që autorët e vërtetë të mbajnë përgjegjësi dhe që drejtësia të mos ndalet me kaq.Izabela reagoi e shokuar pas vdekjes së taksistit 45 vjeçar Marko pas vrasjes me armë: “Nuk i bënte keq askujt. Jam e sigurt se shumë njerëzve do t’u mungojë Marko. Jo vetëm këtu, por edhe miqve tanë në Itali dhe Shqipëri”, tha ajo.